Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për inflacionin në vend gjatë vitit 2025
Sipas ASK-së, çmimet në Kosovë gjatë këtij viti kanë qenë mesatarisht 3.9 për qind më të larta krahasuar me vitin 2024.
Rritja më e madhe e çmimeve është regjistruar te pijet alkoolike dhe duhani me 7.6 për qind, si dhe te informacioni dhe komunikimi me 6.8 për qind.
Po ashtu, shtrenjtim pati edhe te veshmbathja, mobiljet dhe pajisjet shtëpiake, energjia elektrike, ushqimi dhe pijet joalkoolike, transporti, shëndetësia dhe arsimi.
Ndërkohë, ASK njoftoi se rënie e çmimeve është shënuar te restorantet dhe shërbimet e akomodimit me 1.4 për qind, si dhe te rekreacioni, sporti dhe kultura me 1.1 për qind



Të tjera
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të
Uncategorized
Milaim Zeka dënohet me 1 vit burgim
Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim