Inflacioni vjetor arrin në 4,3% në korrik 2025, rritje mujore prej 0,2%

Norma vjetore e inflacionit në Kosovë, e matur përmes Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), ka arritur në 4,3% në korrik 2025 krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Ndërkohë, inflacioni mujor ishte 0,2% krahasuar me qershorin 2025.

Rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga ngritjet te pushimet e organizuara (20,9%), kafeja dhe kakao (16,9%), energjia elektrike (16,6%) dhe produktet ushqimore si mishi, pemët dhe perimet. Ndërkohë, rënie e çmimeve u shënua te biletat e fluturimeve (-10,3%) dhe karburantet (-6,2%).

Në krahasim me muajin paraprak, rritje më të theksuar patën pushimet e organizuara (11,8%) dhe karburantet (1,9%), ndërsa çmimet e perimeve ranë me 2,7%./EO

Të tjera

Aktuale

Gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

Një person në Podujevë është gjetur

Lajme

Përparim Rama: Albin Kurti lufton për pushtet, e jo për shtet

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim

Ekskluzive Lajme

Krejt çka thuhet në raportin e ekspertëve britanikë për Gjykatën Speciale

Komiteti i Odës së Avokatëve për