Të kompenzohet puna gjatë natës për punëtorët e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut,
Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve këtë trajtim marrin kolegët tanë !
Tash e 3 muaj punëtorët e QKTGJ në të gjithë Kosovën janë të privuar nga pagesa e ndërrimeve të natës me arsyetime banale, thuajse është punë e një punëtori të QKTGJ që të kujdset për buxhetin apo t’i marrë përsipër detyra dhe përgjegjësi të tjera të cilat nuk janë brenda domenit dhe fushës së tyre.
Kjo mospagesë e punës gjatë natës bie ndesh drejtëpërdrejtë me Ligjin e Punës nr. 03 / L-212, nenet 55 dhe 56 si dhe me Kontratën e Punës e cila të punësuarit i obligon 40 orë pune në javë.
Kjo shkelje e të drejtave të punëtorit do duhej të ishte një alarm për Inspektoratin e Punës, MSH dhe vetë menaxhmentin e QKTGJ.
Personalisht po të gjindesha para një situate të tillë, do e refuzoja punën me ndërrime derisa të plotësohej e drejta ime sipas ligjit dhe natyrisht duke respektuar me përpikmëri obligimet e mia kontraktuale, e që një ndër to është edhe realizimi i 40 orëve të punës në javë.
Urgjentish të mirren masa dhe të kompenzohen këta profesionist edhe atë retrograd, sepse padyshim që rëndësia e tyre për sistemin shëndetësor, sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve është e paçmueshme.
Enlirat K. Duraku
Anëtar i Kuvendit
Oda e Infermierëve të Kosovës