U lind në Kralan të Gjakovës me 09 shtatorë të vitit 1864 dhe u vra me 17 maj të vitit 1921 ( 57 vjeçar)
Fazliu si një patriot i qeshtjes Kombëtare në atë kohë duhet ta kemi parasyesh se me atëdhetarizmin e vetë dhe familjar si një Ballist i vërtetë luftoj me sakrificë gjersa e vranë. Fazliu djali i Halilit luftojë së bashku me shum patriota të tjerë që tani më i njeh i gjithë Kombi Shqiptarë.
Fazli Bekë Halili i lindur në shtatorë të vitit 1864 duke u rritur në frymën patriotike të familjes vazhdojë të jap fuqin e tij intelektuale dhe si një trim sy pa trembur vazhdoj të luftojë rrugës së trazuar sikur e don tradita Shqipëtare. Fazliu ishte pjesëmarrës edhe në Kuvendin e Junikut me 24,25,26 Mars të vitit 1912, ishte përsoni i afërt me Hasan Prishtinen po ashtu me Isa Boletinin, Azem Bejtën e shum patriot të tjerë të shquar Kombëtarisht. Vlen të theksohet që gjat mbajtjes së Kuvendit të Junikut, Fzliu ishte prezent aty dhe ja dolën mrekullisht siç dihet tani më në mbarë trojet Shqiptare. Fazliu gjithëmonë ishte me plis të bardh me tirqi me 18 gajtana dhe xhubletën e famshme që e kishte. Fazli Bekë Halili vazhdojë tutje me aksionet balliste që të shfaqej në shum beteja aty ku kërkohej ndihma nga pushtuesi Osman në atë kohë së bashku me pushtuesit serbo-sllav. Pas shum organizimeve që ishte pjesë Fazliu vlen të theksohet ngjarja e Jabllanicës tani më e quajtur Shqiponjë,fshati Jabllanicë gjindet në krahun verior të Dushkajës, ndërsa për qendër administrative, arsimore, kulturore, ka Gjakovën. Territori i këtij fshati ka konfiguracion relivior, kodrinorë dhe malorë, por edhe me fusha të gjëra, të rrafshta e pjellore që shtrihen në anën e djathtë të Lumbardhës ( Bistrica e Deçanit) si dhe në të dy anët e Përroit i cili, në drejtim përendim-lindje është. Gjeri vonë, në Javllanicë kishte disa kulla me arkitekturë popullore karakteristike të kullave të Rrafshit të Dukagjinit, që tani më është në zhdukje e sipër.
Dhe pikërisht në këto kulla, gjetën mikëpritje e strehim strategët e Lëvizjes Çlirimtare Kombëtare: Isa Boletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Azem Bejta, Fasli Bekë Halili si dhe pjestarë të çetave kaçake, gjë që, një ditë, populli liridashës i Jabllanicës dhe mbarë trojeve Shqipëtare do e paguajnë shum shtrenjët. Politika serbo-sllave në vazhdimësi bëri presione, shtypje sistematike, burgosje, vrasje, masakra, mbi shqipëtarët që dëshironin të jetonin në trojet e tyre.Për të gjitha këto përdorën mënyra të ndryshme, gjeri tek ato më qyqaret, për ti fshehur gjurmët e krimit në rexhistrat Arkivore e masakrave të tilla njëra ndër më të shëmtuarat ishte edhe masakra e Jabllanicës së Dushkajës e vitit 1921. Pushteti i egër dhe xhandarmaria e tij, kishin përkrahje të madhe nga bashkëpuntorët e tyre besnik- vojvodë e kapiten të njohur të asaj kohe, siç ishin: Kosta Peçanas nga Gjurakovci, Miliq Kërsta nga Istogu, Spirë Kapetani nga Dellivci, Arzeni Qyrku nga Gllaviqica, Gal Milenko nga Peja, Nikodim Grujiqi, Novë Giliqi nga Babiqi. Miliq Kërsta e mori detyrë që ti zinte çlirimtarët Kombëtarë në atë pjesë që do të thotë pikërisht në Jabllanicë. Shum mirë dihet nga arkivi dhe dokumentacionet e shkruara që Azem Bejta me trimat e tij së bashku me Fazli Bekë Halilin shkonin shum shpesh në Jabllanicë shkonin nëpër fshat diku mes malesh kalonin së bashku me Hasan Prishtinën dhe Isa Boletinin dhe pushonin në ato Kulla që mikëpritja e popullatës ishte në nivelin më të lartë. Fazli Beka e kishte një Kali të Shalës dhe e ka pyet Bajram Curri Fazliun, a do ma falësh qejfin gjë që Fazliu e kuptojë menjëherë që u bënte fjal për Kalin e Shales pa u mendu fare dhe ja fali qejfin më të mirë që e kishte Fazliu. Dhe askush nuk kishte menduar se vetëm ajo natë malësorët e Javllanicës së bashku me trimat që u cekën më lartë po i ndante vdekja e Madhe. Nuk kishin menduar se shum nga ata nuk do e prisnin natën tjetër nuk e kishin ëndërruar madje që shum nana do mbesin pa bijt e tyre më të mirë, motrat e vllëzër, gratë pa burra. Fazli Bekë Halili e dalloj menjëherë që diqka nuk është në rregull dhe për ti shpëtuar shokët e tij të idealit Kombëtarë ju dha urdhër që të gjithëve sa më shpejtë të largoheshin nga aty dhe vetë qendrojë në mbrojtje të fshatarëve dhe aty u zhvillua lufta tri ditore Fazli Bekë Halili me fuqin e tij aq sa kishte u mundu që mos të lejonte të hynte Miliç Kërsta me qetën më të tmerrshme nëpër shtëpija, por Miliçi e ka pas hal në sy Fazliun se po ta zinte do i zinte edhe i shokët e tij të idealit, nuk ja doli tri ditë radhazi dhe si hakmarrje Miliçi urdhërojë që të hynin nëpër shtëpia dhe krejt mashkujt që ishin mbi moshën 15 vjeç ti vrisnin ishte një tragjedi e madhe. Fazliun e vran pas shpinde se përball nuk kishte shanc por armiku nuk u ndal me kaq, dogji shtëpi vodhën bagëti dhe nuk ngopej vetëm me gjak. Mbetën kufomat e pa varrosura pesë ditë të tëra dhe në fund u varrosën nga fshatarët ata që shpëtuan, kjo ndodhi me 17 maj të vitit 1921 që vlen të theksohet që ishin 63 meshkuj të vrarë por Fazliu edhe pse vet u fliju në këtë sulm mizorë shokët e idealit të Çeshtjes Kombëtare i shpëtojë. Dhe të gjithë e dim që Miliç Kërsta e vra nga Selmon Kadria pastaj sepse ishte një mizorë famë keq që mirrte urdhëra nga lartë. Masakra e Jabllanicës e vitit 1921 nuk ishte e rastit, sepse është mirë e ditur se zona e Dushkajës është një zonë e thellë në truallin kombëtar, e cila kurdoherë gjatë historisë shërbeu si qerdhe e sigurtë e çetave dhe e fatosave të lirisë. Andaj sot kur Kosova e populli ynë i urtë po përjeton dhimbjet më të rënda nën tiraninë e pushtetit okupues serb dhe kur faktorët ndërkombëtarë ende po hezitojnë të përkrahin përpjekjet tona fisnike, banorët, e posaçërisht rinia e Jabllanicës, ngrehin Lapidarët e Përkujtimit në vitin 1996 me 13 Korrik në mënyrë që mos ta harrojnë historinë dhe t’i fisnikërojnë metodat për krijimin e jetës së lirë, të pavarur e demokratike në vatrat tona. Fazli Beka ishte patriot dhe një atëdhetarë i çmuar për popullin Shqipëtarë dhe sot trupi i tij prehet në Shqiponjë- Jabllanicë.Fazli Bekë Halili pjesëtarë i Lëvizjes Kombëtare Çlirimtare Kombëtare.
Fotografia e Fazli Bekës
Autore:Indira Avdyl Hoxha
Të tjera
Aktuale
Pamje nga aksidenti në Lupç të Podujevës ku u lënduan pesë persona
Pesë persona janë lënduar në një
Aktuale
Pas prindërve, vdes edhe djali 19-vjeçar nga aksidenti në Llapushnik
Ka ndërruar jetë Fatlum Gashi, i
Aktuale
Aksion antidrogë në Prizren: Kokainë e marihuanë në familjen “Krabaj”, disa të arrestuar
Sinjali mëson se në Prizren është