Aksioni i Njësive Speciale në veri të mërkurën e javës që po lëmë pas rezultoi me lëndime të 10 zyrtarëve policorë pas sulmeve nga grupet kriminale të serbëve atje.
Policia fillimisht nuk dha detaje se nga çka saktësisht u lënduan zyrtarët e saj, teksa sot është bërë e ditur se një prej tyre është qëlluar me armë zjarri atë ditë, shkruan lajmi.net.
Në raportin 24-orësh të Policisë, bëhet e diturr se viktima e gjinisë mashkullore(zyrtar policor), është intervistuar dje në lidhje me rastin.
Në raport po ashtu bëhet e ditur se i njëjti është plagosur nga arma e zjarrit atë ditë.
Policia thotë se rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt.
Kujtojmë, se të mërkurën e javës që po lëmë pas, Policia ndërmorri një aksion në disa vise të Kosovës, përfshirë edhe veriun.
Aksioni hasi në rezistencë të armatosur të serbëve të cilët sulmuan edhe me granata policinë e Kosovës, percjell Botapress.info