Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka folur pas rikandidimit të tij edhe për një mandat.Ahmeti me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se me besim do të vazhdojë për punë të mira.
“Me punë, besim e përkushtim vazhdojmë së bashku për punë të mira! Faleminderit të nderuar qytetarë, anëtarë e struktura të LDK-së për mbështetje e bashkëpunim”, ka shkruar ai në Facebook.
Kryesia e LDK-së ka zyrtarizuar tetë kandidatura për kryetarë të disa komunave, ku shumica prej tyre janë kryetarë aktualë në komunat që drejton LDK-ja./Botapress/