Mbrëmë në Big Brother VIP Kosova 2 iu organizua ‘Dita e Çikave’ Ilirianës, e cila të premten u martua me Adri Rrogaqin.
Vajzat e shtëpisë u veshën me veshje tradicionale. Ato kënduan nusen me def e po ashtu edhe me disa këngë të dhimbshme.
Në këtë mes në një moment ndërhyri Blerando, i cili befasoi duke i rënë defit. Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale.