Gazetari dhe analisti Ilir Mirena ka rikujtuar faktin se Vetëvendosje ishte kundër shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, përkatësisht Pakos së Ahtisarit. Madje ai ka sjellë edhe një artikull të botuar 16 vjet më parë ku shkruhej “Vetëvendosje nuk feston”
Ja postimi i Mirenës në Facebook:
Asnje kujtim, fotografi, as rrefime te hareshme, e mos te flasim per kontribut, nuk e kane keta te Vetevendosjes per diten me te rendesishme te historise sone, diten kur u shpall pavaresia e Kosoves, me 17 shkurt 2008. Per kete arsye mundohen me manipulu me video, si kjo sot e Albin Kurtit.
Per ta, Dita e Pavaresise se Kosoves vec mesohet nga tekstet dhe rrefimet e te tjereve. Qysh e kemi mesu ne shpalljen e pavaresise se Shqiperise, me 1912…
S’ju kemi faj. Kane deshte te jene te perjashtuar nga nje rast historik qe kombeve u vjen, ndoshta, njehere ne 1000 vjet.
Kane desht te jene kunder pavaresise. Kane desht te mbyllen neper podrume te erreta nga merzia qe u shpall pavaresia, e nuk ju kane dal parashikimet kobzeza…
Urime pervjetori i 16’te i Pavaresise se Kosoves…🇽🇰🇽🇰🇽🇰