Gjatë javës së fundit janë shënuar tri dorëheqje nga kabineti qeveritar i Qeverisë Kurti. Dorëheqja e zv.ministres së Arsimit, e këshilltares britanike në Zyrën e Kurtit dhe së fundi dorëheqja e Armend Mehajt përbëjnë ngjarje të rëndësishme në skenën politike të Kosovës.
Këto dorëheqje i ka komentuar edhe Ilir Mirena përmes një postimi në Facebook:
Tri doreheqje per nje jave…
Doreheqja e Armend Mehajt, e zv/ministres se arsimit, dhe keshilltares britanike ne zyren e Albin Kurtit, sado qe pushteti po perpiqet me i trajtu si riformatizim i qeverise, arsye familjare, akademike e kili mili, ne fakt jane shperfaqje e degradimit te pushtetit te Kurtit.
Thjesht, ju ka hy uji n’tana anet. Njerezve normal po ju vjen marre me kane pjese e atij ekipi. Po dojne me ik prej aty.
Veç Rozeta Hajdari kurre s’ka me dhane doreheqje. Edhe pse u fol qe ia kane kerku doreheqjen pas skandaleve me vaj e me grune, po Rozi u paska thane “shkarkomni njehere, e pastaj flasim”…
Dreq Rozi a…😛