Një trajtim i ri kundër kancerit është vlerësuar nga mjekët si zhvillim premtues, pasi ka treguar rezultate pozitive në një provë klinike ndërkombëtare me pacientë që vuanin nga forma të avancuara të sëmundjes.
Bëhet fjalë për ilaçin amivantamab, i zhvilluar nga kompania farmaceutike Johnson & Johnson, i cili është testuar në 11 shtete te pacientët me kancer të përhapur ose të rikthyer pas trajtimeve të mëparshme.
Sipas rezultateve fillestare, tumoret janë zvogëluar në më shumë se një të tretën e pacientëve, ndërsa tek një pjesë e tyre është raportuar edhe zhdukja e plotë e tumorit pas disa javësh trajtim.
Studimi ka përfshirë 102 pacientë me kancer të kokës dhe qafës, ku 43 prej tyre kanë reaguar pozitivisht ndaj terapisë
Ekspertët thonë se ilaçi vepron duke synuar proteinat që nxisin rritjen e qelizave kancerogjene dhe duke ndihmuar sistemin imunitar të trupit të luftojë sëmundjen.
Studiuesit e kanë cilësuar këtë trajtim si një hap të rëndësishëm në zhvillimin e terapive të reja për disa forma agresive të kancerit.



Të tjera
Lajme Opinione
Bardhyl Mahmuti për Goxhajn: Kush është ky faqezi, zëdhënësi i protestave në Tiranë?
Ish-përfaqësuesi politik dhe njëri
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë