Ferit Idrizi që po garon për të parin e Vushtrrisë nga radhët e PDK’së, ka marr përkrahje nga Ali Jonuzi, i cili ishte bartës i listës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, shkruan Gazeta Metro.
Idrizi ka publikuar një fotografi me Jonuzin, i cili ka kryesuar listën e VV’së për asamble në zgjedhjet e 17 tetorit, në odën e tij ku tha se ishte e mbushur plot me burra të lagjes Jonuzi dhe fqinj të tyre, të cilët i ofruan mbështetje të fuqishme.
“Mbështetje si kjo e cila vjen nga Baca Ali, ka një domethënie të veçantë dhe më bëri të ndjehem krenar. Faleminderit shumë për respektin dhe mbështetjen, Baca Ali dhe Familja Jonuzi”, ka shkruar Idrizi.
Lëvizja Vetëvendosje, nuk është pozicionuar ende për garën e balotazhit në Komunën e Vushtrrisë.
Ferit Idrizi i PDK-së, në balotazh do të përballet me Xhafer Tahirin, kandidatin e LDK’së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë./Botapress.info/