Policia e Kosovës e ka identifikuar 17-vjecarin e dyshuar për vrasjen e kryer me 11 shtator të këtij viti në Podujevë.
Sipas policisë i dyshuari është Lordi Sylaj nga fshati Gllamnik por me nënshtetësi holandeze.
Konstituohet Komisioni Hetimor për Menaxhimin me Rezervat Shtetërore
Tutje nga policia kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta gjetur atë.
“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar. I dyshuari Lordi Arsim Sulja nga fshati Gllamnik, me nënshtetësi Holandeze, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 11.09.2023, në Podujevë”, thuhet në njoftim. /Express/