Ka vdekur sot në moshën 93-vjeçare Ajshe Veseli, nëna e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
T7 është duke qëndruar pranë shtëpisë së Veselit e ku shihet se shumë familjarë tashmë kanë shkuar aty për ngushëllime.
Poashtu shihet se familja janë duke bërë përgaditje për ceremoninë e varrimit dhe të pames.
Ajo do të varroset sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës, ndërsa nuk dihet ende nëse Veseli do të lirohet për të marrë pjesë në varrim.