I riu që u rrah brutalisht në Pejë në gjendje të rëndë psiqike, babai i tij kërkon ndihmë psikologjike për të

Ali Qerkinaj ka treguar rrëfimin e dhimbshëm për rrahjen e djalit të tij nga disa persona, në Pejë, teksa sot u bë virale videoja që tregonte gjithë incidentin.

Atij iu zu prita nga pesë persona, të cilët, përveç grushteve e shqelmave e kërcënuan edhe me jetë. Krejt kjo video që tregon gjendjen e rëndë të 18 vjeçarit, u bë publike në rrjete sociale. Pas publikimit të kësaj video, policia u vu në aksion ku edhe arrestoi katër të dyshuar, detaje dhanë nga Prokuroria Themelore në Pejë.

LEXO EDHE KETE

Aksident i rëndë në Drenas, motorri bëhet “llom”

Megjithkëtë, babai i Egzonit thotë se djali i tij është në gjendje të rëndë psiqike. Qerkinaj thotë se ka pasur kontakt me babain e njërit prej të arrestuarve. Por kjo nuk e lëkund atë nga qëndrimi se drejtësinë për rastin do ta marr nga institucionet përgjegjëse.

Edhe pas këtyre ditëve ende nuk dihet motivi i sulmit ndaj të riut në Qendër të Pejës.

 

ngjashme