Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së fundi ka mohuar se në një kohë, opozitës iu referua me shprehjen “hajvana”.
Këto deklarime ai i bëri në një intervistë në emisionin “Politiko” ditën e sotme, transmeton Sinjali.
Ai e mohoi një gjë të tillë, por jo plotësisht.
Këtë edhe e “argumentoi”.
Sipas tij, kështu i ka quajtur vetëm një pjesë të opozitës për shkak të “premtimeve lajthitëse”.
“I kam quajtur kështu për shkak të premtimeve lajthitëse. Ata thoni se buxhetin do ta rrisnin më shumë se brutoprodukti vendor, pagën minimale më të madhe se paga mesatare në Kosovë, pensionet 70% e pagën mesatare 50%”, tha ai në një pjesë të deklarimit.
Kurti tha se këtë e ka thënë në mënyrë të diferencuar.
“Ma gjeni një fjalë tjetër herën e ardhshme ta përdorë atë”, përfundoi ai, transmeton Sinjali.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e