I privuan nga jeta me breshëri plumbash shokun, Stresi merr vendimin e papritur

Reperi Stresi në pikun e sezonit turistik dhe të koncerteve ka marrë një vendim të papritur.Përmes një “InstaStory”, Stresi ka bërë me dije se ka anuluar të gjitha koncertet pasi ka nevoje për qetësi.

LEXO EDHE KETE

Artës nuk i bëhet vonë për komentet negative, del e shijon natën

“I kërkoj ndjesë publikut i kërkoj ndjesë të gjithë clubeve ku do të përformoja, por anulloj çdo aktivitet timin. Kam nevojë për qetësi”, shkruan Stresi

Kujtojmë se ky vendim i papritur i Stresit ka ardhur pas vrasjes së shokut të tij, Brilant Martinajt ditën e djeshme në një atentat që iu bë në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Në atentat gjithashtu mbetën të vdekur dhe dy të rinj të tjerë të cilët ishin bashkë me Martinajn, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Në lidhje me vdekjen e Martinajt reperi Stresi reagoi ditën e djeshme i tronditur nga ky lajm. I pikëlluar dhe zemërthyer, Stresi publikoi “InstaStory”, bisedën e tyre të fundit, ku Brilanti i shpreh dashurinë, teksa e konsideron si vëlla.

ngjashme