Edhe një orë e pak bëhen 24 orë nga vrasja e gruas shtatzënë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili, i cili akoma s’është kapur nga Policia. Ai është shpallur në kërkim, por organet e rendit ende s’ka rënë në gjurmët e tij.
Deri më tash, Sinjali raportoi se janë kryer bastisje në Vushtrri, teksa kërkimet për ta kapur të dyshuarin janë shtrirë edhe në Prishtinë.
Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se Policia e ka kërkuar të dyshuarin edhe në rrugën “Muharrem Fejza”, ku qytetarët kanë parë një numër të madh të zyrtarëve policorë duke vrapuar.
Burimet kanë bërë me dije se si rezultat i një informacioni të pakonfirmuar, Policia është vënë në lëvizje me shpresë që do të bie në gjurmët e të dyshuarit dhe të njëjtin do ta kapin.
Mirëpo deri më tani, Gazeta mëson se kjo përpjekje ka rezultuar e pasuksesshme dhe informacioni siç duket ka qenë i pasigurt. /Botapress.info/