I mbijetuari i Masakrës së Dubravës, Bislim Zogaj, në emisionin “Ora Shtatë”, ka deklaruar se është i zhgënjyer me mënyrën se si po vlerësohen dëshmorët e kombit.
Ai u nis pikërisht nga dita e sotme, 5 maji që llogaritet si Dita e Dëshmorëve, pavarësisht se nuk është datë zyrtare.
“Unë personalisht jam i zhgënjyer me faktin apo me atë që bëhet për dëshmorët, apo formën se si mundohemi t’i vlerësojmë, duke filluar nga dita e sotme, që llogaritet si Ditë e Dëshmorëve, që ende nuk është datë zyrtare. Kjo do duhej të ishte zyrtare”, tha Zogaj në Klan Kosova.
Sipas tij, Kosova do duhej të kishte një datë kur përkujtohen të gjithë dëshmorët.
“Pa dashje, shpesh bëhet dallimi i dëshmorëve, dhe një jetë kanë pasur, atë e kanë dhen. Meritojnë respekt maksimal”, tha Zogaj.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar