Në episodin e parë të ciklit të ri në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova që zhvillohet në terrën për t’i trajtuar ndodhit nëpër komunat e Kosovës në dekadën para çlirimit, ka qenë i ftuar ish-veprimtari dhe njëherit ish-deputeti i Kosovës-2001/ 2002, Ibush Jonuzi.
Ai mes disa temave të trajtuara ka rrëfyer edhe disa detaje që lë të kuptohen kushtet e vështria për mbijetesë më të cilat u përballën atë kohë, ku edhe trajtimi i të plagosurëve kryhej me vështirësi tejet të mëdha.
“Unë kam shkuar vet ku ka qenë Besimi i vendosur në një shtëpi në Shalë, e kam pa, mbi dysheme e kishin vendos, i ka pas 17 plumba. Jam ardhë në Vushtrri, i kam thënë Emin Selacit që ka qenë një veprimtar i Nënë Terezës i shkëlqyer dhe një njeri me autoritet shumë të madh në Vushtrri, i kam thënë Emin qështu, qështu jam kanë e kam pa, më tha çka po të duhet Ibush, i thash po një shtrat me ia çu se gjynah, 17 plumba s’kanë pasë ku me e qitë e kanë lënë në dysheme”, tregoi ai.
Gjithashtu, Jonuzi tregoi se shtratin ia kishin dërguar të plagosurit teksa rrjedhimisht foli edhe për një njëri i cili atë kohë i kishte ndihmuar jashtëzakonisht shumë ushtarëve të UÇK-së.
Se kush ishte ai mund ta dëgjoni videon në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=8rf1jKsQ5E8&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI
Emisioni i plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=qqKxo7u2gvw&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI