Sot i’u dha lamtumira e fundit, gazetarit veteran Hysni Syla.
Familjarë e dashamirë e përcjellen për në banesen e fundit.
I ndjeri mbrëmjen e së martës u godit nga një veturë, derisa ishte duke u kthyer në shtepi.
Veprimtaria e tij u ngrit lart nga miqët dhe kolegët e tij.
Qerkin Ibishi i cili është njëri ndër gazetarët më të vjetër në Mitorvicë tha se kontributi i Hysni Sylës ka qenë i jashtëzakonshëm.
“Kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm sepse ai perveq se ka punuar si zedhendës i komunës ai na ka ofru informata ne,pastaj edhe si gazetar e ka informu opinionin per te gjitha gjërat ne Mitrovicë”
Telegram ngushëllimi për të ndjerin nisi edhe i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku duke u shprehur se ai la pas vetes një bagazh të pasur profesional.
Hysni Syla njashtu ishte zëdhënësi i parë i komunës së Mitrovicës.