Një incident ka ndodhur sonte në sheshin e qytetit të Drenasit, kur reklama që ishte vendosur në një lokal ra përmbi një qytetar.
Siç mëson Sinjali, viktima po kalonte nga sheshi, kur reklama e lokalit i ra dhe si pasojë i shkaktoi lëndime trupore. Burimet e gazetes njoftojnë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa ende nuk dihen detaje të reja.
Gazeta do të ju mbajë të informuar për detajet e reja të këtij incidenti.Ky nuk është rasti i parë kur reklamat e lokaleve në Kosovë nuk vendosen siç duhet dhe kështu e pësojnë qytetarët.