Laureta Zyba, konkurrentja e re në programin e dashurisë ka folur në Për’puthen Prime për të shkuarën e saj kur përfundoi pas hekurave.
Ajo ka treguar se ishte në moshë më të vogël dhe gaboi se i besoi një djali. Laureta po ashtu është përfolur se ka qenë e lidhur dhe me Vali Corleonen, por sipas saj djali që e çoi drejt burgut kishte kombësi serbe.
Mbrëmjen e kaluar, teksa transmetohej programi, publikoi një fotografi të një dokumenti se nuk ka dosje penale ndaj saj. “Është e mjaftueshme për ta kuptuar çdo gjë rreth kësaj historie apo kësaj drame se unë e kam përjetuar dhe aq më keq se e vërteta. Kështu që unë deri sot nuk kam qenë mirë për arsye shumë gënjeshtra janë përfolur, po ashtu shumë artikuj të rreme, histori të krijuar ngga imagjinata e cdoseilit në kokën e vet, mirëpo tani di të them se është radha ime dhe e di shumë mirë kujt ti drejtohem”.
I vetmi gabim ka qenë që i besova atij derisa u arrestova. Atëherë i besova çdo gjë shtetit se ishte personalitet tjetër, nacionalitet tjetër, dikush tjetër, jo ai që njihja unë.
Kjo çështje është mbyllur dhe kam sjellë dokumente. Ka qenë rast i ndodhur dhe kam qenë në vendin e gabuar. Djali ka pasur disa gjëra të jashtëligjshme, mirëpo rreth meje nuk ka pasur asgjë. Çështja ime ka përfunduar brenda 2 muajve çdo gjë.”