Vitet 1999-1989 paraqesin periudhën më sfiduese të shtetformimit të Kosovës, ku shumë prej shqiptarëve protestuan, u burgosën, u maltretuan, u helmuan e edhe u vranë për të mos u dorëzuar ndaj pushtuesit serb. Teksa të pushtuar, ata arritën të organizojnë edhe ‘margaritarin’ më të çmuar kombëtar, atë të pajtimit të gjaqeve.
Pas këtij organizimi, shqiptarët filluan të formonin parti politike, organizata humanitare, sindikale e të tjera, ku në mesin e veprimtarëve ishte edhe Cen Desku, i cili atë kohë ishte organizuar edhe në aktivitete politiko-ushtarake dhe humanitare, për t’u bërë më vonë komandant i Shtabit Komunal për Mbrojtje të Komunës së Malishevës duke kontribuar edhe në luftën e fundit për çlirimin e Kosovës, teksa për katër vite ishte edhe i burgosur politikisht 1990-1994.
Ai në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova ka shpalosur disa detaje ekzkluzive nga disa ngjarje ky ishte vetë prezent, ku në mesin e tyre foli edhe për familjen Jashari.
Veprimtari Desku tha se gjatë kohës së luftës, Malisheva ka pasur komunikim të vazhdueshëm me zonat e Drenicës, teksa vetë pati komunikim dhe tri takime me familjen Jashari.
Takimi pari ishte kur Shaban Jashari kishte ardhur për ngushëllime në Malishevë. I dyti më 1991 kur ai së bashku me disa veprimtarë tjerë kishin shkuar për t’i shprehur përkrahje morale pas sulmit të parë në Prekaz. Dhe, i treti u zhvillua dy javë para sulmit të 1998-tës.
“Kur e kanë pas sulmin e parë më 1991, ne kemi shku për përkrahje morale prej Malishevës. Na ka pritë mixha Shaban, ka qenë i plagosur, kemi qëndru bukur gjatë edhe nuk na lëshoi pa drekë”, u shpreh ai.
Desku për takimin e tretë dha disa detaje ekskluzive, ku përshkroi figurën e Adem e Hamzë Jasharit dy javë para se të vriteshin.
Ai Komandant Ademin e përshkroi duke thënë se ishte komplet i armatosur, e qëndronte gjatë tërë kohës në këmbë, teksa për Hamzën tha se ishte një orator goxha i mirë.
Rrëfimin ai e vazhdoi duke treguar detaje nga qëndrimi së bashku me ta, rrëfim ky të cilin mund ta dëgjoni në videon në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=augCemN83dQ&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI
Emisioni i plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=vPdbALoEqmQ&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI