Ndonëse nuk e ka përshtypjen, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hydajet Hyseni Kaloshi, nuk e ka përjashtuar mundësinë largimin e deputetëve nga ky subjekt politik, raporton Paparaci.
Deklarata e tij vjen pasi javën e kaluar, shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi tha se Qeveria Kurti do të rrëzohet në “vjeshtën e vonë” dhe se tetë deputetë të koalicionit qeverisës do të kalojnë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Megjithatë, Hyseni në Klan Kosova u shpreh se këto gjëra ndodhin shpesh, por se arsye nuk ka.
“Nuk e kam këtë përshtypje, por nuk do ta përjashtoja. Këto ndodhin shpesh, Por, arsye nuk ka. Ndoshta një nga vlerat një nga vlerat e Albin Kurtit, është mjeshtëria për të bashkuar edhe prurje të reja dhe me dallime që pas kjo të funksionojë edhe në qëllime më të larta dhe sublime”, theksoi ai.