Nga sot ka hyrë në fuqi Ligji i ri për shtetësinë e Republikës së Kosovës, i cili sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme sjell procedura më të shpejta dhe më të lehta për marrjen e shtetësisë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, përmes një videoje të publikuar në Facebook, drejtuar bashkatdhetarëve.
Ai ka thënë se një nga lehtësimet kryesore të ligjit të ri është rifitimi i shtetësisë për bashkatdhetarët që për arsye objektive janë detyruar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.
“Një nga lehtësimet kryesore është rifitimi i shtetësisë për ju bashkatdhetarët, që për arsye objektive jeni detyruar të liroheni nga shtetësia e Republikës së Kosovës, nga 9 dokumente që kërkoheshin më parë, tani mjafton kërkesa e plotësuar nga ju si dhe dëshmia se nuk jeni të dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë në shtetin ku jetoni”, është shprehur Sveçla.
Sipas tij, me ligjin e ri aplikimi për shtetësi mund të bëhet edhe online përmes platformës e-Kosova, ndërsa afati i shqyrtimit të kërkesave është shkurtuar nga 6 muaj në 30 ditë.



Të tjera
Aktuale
Shumica e votave të numëruara – cilëve kandidatë që aktualisht kanë fituar mandatin u rrezikohet ende ulësja në Kuvend
Numërimi i votave për partitë politike
Showbiz
Vildane Zeneli ndez rrjetin me paraqitjen e fundit provokuese
Vildane Zeneli vazhdon të jetë një
Lajme
Ky është udhëtari që humbi jetën pasi zbriti në Aeroportin e Prishtinës
Ajo që duhej të ishte një