Hungarezët po votojnë sot në zgjedhjet parlamentare, në të cilat gara kryesore është ndërmjet kryeministrit aktual, Viktor Orban, që është që 16 vjet në pushtet, dhe udhëheqësit opozitar, Peter Magyar.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 06:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Zgjedhjet hungareze po vëzhgohen me kujdes nga Kievi dhe Moska, si dhe nga Bashkimi Evropian, teksa presidenti amerikan, Donald Trump, ka ofruar mbështetje për Orbanin, i cili ka mbajtur lidhje të ngushta me Rusinë, edhe pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 2022.
Sondazhet kanë sugjeruar se partia konservatore proevropiane e Magyarit – i cili ka premtuar “ndryshim të sistemit” – po udhëheq dukshëm ndaj partisë së Orbanit, Fidesz.
Të dyja kampet kanë bërë akuza për ndërhyrje të jashtme gjatë fushatës në Hungari, që ka 9.5 milionë banorë.
Analistët presin një dalje rekord në zgjedhje prej 75 për qind.
Në garë po marrin pjesë vetëm pesë parti – më së paku parti pjesëmarrëse në zgjedhje që nga demokratizimi i Hungarisë më 1990 – pasi disa parti janë tërhequr nga gara për të rritur shanset e fitores të partisë Tisza.
Rezultatet paraprake pritet të dalin pak pasi të mbyllen vendvotimet, por nëse gara është e ngushtë, fituesi mund të mos shpallet derisa të përfundojë numërimi i të gjitha votave deri të shtunën e ardhshme, sipas Zyrës Kombëtare Zgjedhore.
Orban, 62 vjeç, po synon mandatin e gjashtë radhazi.
Si anëtar i BE-së, ai ka arritur të bllokojë apo zbusë shumë vendime të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë, pasi Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022. Po ashtu ka penguar disa vendime për mbështetjen e BE-së për Ukrainën.
Magyar, 45 vjeç, hyri në skenën politike dy vjet më parë, duke fituar mbështetje në mes të stagnimit ekonomik.
Udhëheqësi i partisë Tisza, Peter Magyar, u ka bërë thirrje hungarezëve “që të rimarrin atdheun” për të konfirmuar vendin e Hungarisë në BE si dhe ka premtuar se do të luftojë korrupsionin dhe do të ofrojë shërbime më të mira për qytetarët.
Orban në tubimet zgjedhore ka paralajmëruar “që të mos vihet gjithçka në rrezik”, duke bërë thirrje që të “mbrohet ajo çfarë kemi arritur.
Kryeministri hungarez e ka bërë Ukrainën temë kyç të fushatës së tij, duke e paraqitur këtë shtet fqinj, që po lufton kundër pushtimit të nisur nga Rusia, si shtet “armiqësor” ndaj Hungarisë.
Ai po ashtu është zotuar se do të vazhdojë shtypjen ndaj “organizata të rreme të shoqërisë civile, gazetarëve të blerë, gjykatësve dhe politikanëve”.
Sipas organizatës Ambesty Iternational, Hungaria, së bashku me Bullgarinë, janë shtetet më të korruptuara të BE-së.



Të tjera
Lajme
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-ën, por VV-ja i fitoi dy palë zgjedhje
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca,
Aktuale
Si mund të votojnë qytetarët rezident që ndodhen përkohësisht jashtë vendit?
E diela e 7 qershorit mbase
Aktuale
Dy muaj angazhim, një vit pagë – 85 deputetë aplikojnë për pagën kalimtare në Kuvend
Shpërndarja e Kuvendit i la më