Është ndarë nga jeta politikani arbëresh Mario Bruneti, ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka shquar lartë figurën dhe punën e tij duke e quajtur “humbje të madhe për shqiptarët”.
Postimi i Hoxhajt:
Shuarja nga jeta e Mario Brunettit, politikan shumë i njohur arbëresh, për shumë mandate deputet në Parlamentin Italian dhe intelektual i shquar, me libra dhe botime të shumta mbi politikën, shoqërinë dhe ideologjinë, është një humbje jo vetëm për arbëreshët dhe Italinë në përgjithësi, por edhe për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët!
Për herë të parë për Mario Brunettin dëgjova para 30 vitesh, kur në mediat evropiane raportohej se si ai në vitin 1990 në Parlamentin italian mbronte kauzën e Kosovës për liri. Pata fat ta takoja dhe ende e kam të gjallë pasionin e madh dhe gëzimin që kishte, duke e parë si përmbushje të tij politike dhe kombëtare shpalljen e pavarësisë së shtetit të Kosovës! Për këtë do t’i jemi mirënjohës!
Ai, do të jetojë përherë në mendjen dhe zemrat e arbëreshëve të tij. Kështu më thanë arbëreshët kur gjatë nëntorit të vitit 2023 vizitova disa vendbanime arbëreshe të Italisë, dhe më treguan se si Mario Brunetti gëzonte mirënjohje për iniciativën e tij për ruajtjen e zhvillimin e identitetit, gjuhës dhe kulturës arbëreshe, duke u mbështetur në një ligj të veçantë nga Parlamenti italian, ligj për njohjen ligjore të komunitetit arbëresh si komunitet me statusin e pakicës gjuhësore historike.
Pusho në paqe arbëresh i madh!



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,