Një aksident tragjik ndodhi të mërkurën mbrëma në Bolonja, përpara një karburanti, ku pas përplasjes së dy makinave ka ndërruar jetë një djalë 7-vjeçar me origjinë shqiptare.
Makinat në Granarolo u përplasën ndërsa po përpiqeshin të shmangnin një skuter elektrik të drejtuar nga një 46-vjeçar dhe babai i të miturit shqiptar, ashtu si edhe shoferi tjetër mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital.
Mediat italiane raportojnë se ishte ora 8 e mbrëmjes kur djali i vogël, në makinë me të atin, u përfshi në përplasjen “kokë më kokë” të makinës së tyre tip Volkswagen me një Renault Clio.
Nga përplasja, fëmija, i cili sipas gjetjeve fillestare nga karabinierët nuk kishte vendosur rripin e sigurimit pësoi lëndime shumë serioze, të cilat nuk i lanë asnjë shans për mbijetesë.

Babai, 34 vjeç me origjinë shqiptare, banues në Minerbio, dhe shoferi tjetër, një njëzetvjeçar nga Bentivoglio, u ndihmuan nga mjekët dhe u transportuan me lëndime të rënda në spitalin e Maggiores.
Kryetari i bashkisë së Granarolos, Alessandro Riçi shprehu zemërimin e tij për infrastrukturën rrugore, sapo mësoi lajmin.
“Do të kontaktoj Anasin (kompaninë që menaxhon rrugën) dhe Prefekturën duke filluar nga sot. Është më thelbësore se kurrë që të instalohet një kamerë shpejtësie në atë vend, siç është kërkuar disa herë. Ky është një vend ku kanë ndodhur aksidente shumë të rënda kohët e fundit“, tha ai për mediat.



Të tjera
Lajme
Emisari i BE-së Karen Pierce, fokus dialogu Kosovë – Serbi
Emisari i Bashkimit Evropiane për dialogun
Lajme
Nis fushata e VV-së në Ferizaj
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur zyrtarisht fushtën
Lajme
Subvencionimi i aviokompanive nis nga e hëna, kaq do të fitojnë
Nga e hëna do të nisë