• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Hoxhaj flet pas takimit me Palmerin, tregon çka i kërkuan

nga Bota Press
31 Maj, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka takuar në Prishtinë zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Matthew Palmer dhe ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Phlilip Kosnett.

Në këtë takim është biseduar për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi, pritjet nga ky proces të PDK-së që duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjelltë, rolin opozitar të partisë në jetën politike të vendit si dhe tema të tjera me interes për vendin.

Hoxhaj ka sqaruar pozicionin e PDK-së në raport me zhvillimet politike, dhe ka kërkuar një rol më të madh dhe të drejtpërdrejt të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës në dialog si partner strategjik i Kosovës.Ka filluar takimi i të dërguarit special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Matthew Palmer, me ushtruesin e detyrës së PDK-së, partisë më të madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Mësohet se takimi është duke u mbajtur në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Palmer ka arritur në Kosovë për një vizitë tre-ditore që në fokus do të ketë dialogun e Kosovës me Serbinë. Këtë javë në Kosovë do të qëndrojë edhe Miroslav Lajçak, i dërguari special i BE-së për dialogun e Kosovës me Serbinë. Së bashku, këta të dy do të angazhohen në rinisjen e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes së paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojnë sot në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për rifillimin bisedimeve.

Gjatë vizitës së tij dy-ditore të punës, Palmer dhe Lajçak do të takohen me Presidenten Osmani, Kryeministrin Kurti, Zëvendës Kryeministrin e Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Bislimi, Zëvendës Kryeministren e Dytë dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Gërvalla-Schwarz.

Lajçak gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t’u drejtohet Shefave të Misioneve të BE-së.

Vizita e përbashkët e zotit Palmeri dhe zotit Lajçak shihet si një mesazh i bashkërendimit transatlantik lidhur me bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, që është kusht për përparimin e të dyja vendeve drejt integrimeve evropiane. Një bashkërendim i tillë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian pritet të shtohet me administratën e presidentit amerikan Joe Biden, i cili u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të arrijnë një marrëveshje që do të kishte në qendër njohjen e ndërsjellë.

Rifillimi i dialogut është paralajmëruar për mesin e muajit qershor dhe do të shënojë rastin e parë të takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç./Botapress/

Tags: Hoxhaj-Palmer

Të ngjashme

Kosovë

Cakërrimi i gotave me Haradinajn, Kurti: Mendoj se bëra mirë, aty është shkruar historia

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Kosovë

Aksident i rëndë mes dy veturave në Gllarevë: Lëndohen pesë persona

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Lajme

Mirena: Haradinaj mund të bëhet president i Kosovës

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Kosovë

Nuk i ka vizituar asnjëherë krerët e UÇK’së në Hagë- Kjo është arsyeja sipas Kurtit

nga Bota Press
29 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Cakërrimi i gotave me Haradinajn, Kurti: Mendoj se bëra mirë, aty është shkruar historia
  • Aksident i rëndë mes dy veturave në Gllarevë: Lëndohen pesë persona
  • Mirena: Haradinaj mund të bëhet president i Kosovës
  • Nuk i ka vizituar asnjëherë krerët e UÇK’së në Hagë- Kjo është arsyeja sipas Kurtit
  • Nxehet debati, Kurti pyetet edhe për Luiz Ejllin: Ndoshta është keq…

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.