Ish-kryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, ka thënë se Konventa e PDK-së ka qenë gjithmonë ngjarje e madhe për vendin.
Ai ka kritikuar kryetarin e deritanishëm, Memli Krasniqin, duke thënë se e ka bërë garën të mbyllur pasi hapur edhe në media edhe në konferencë për media ka mbështetur Bedri Hamzën.
Sipas tij, kjo Konventë do të ishte demokratike, nëse do të shtyhej për një javë.
“Kam pas dëshirë që kjo Konventë të mund të ishte ngjarje demokratike, dhe do të ishte e tillë po të shtyhej për një javë. Mes kohës dhe kualitetit duhet të vendosim për kualitetin. Kjo do të bëhej nëse do të ishte garë e hapur dhe do të merrnin pjesë më shumë kandidatë për kryetar. Në momente të caktuara duhet t’i thirrim ndërgjegjes sonë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se nuk merr pjesë në garë pasi nuk sheh kushte të barabarta.



Të tjera
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike
Aktuale
Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë
Ministri në detyrë i Financave, Punës
Aktuale
Haga zbulon pse u kërkua kohë shtesë në rastin e Thaçit e të tjerëve
Gjykata Speciale doli me njoftim lidhur