• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Hovenier: Asnjëri nga ne nuk dëshiron të shohë një Republikë Serbe në Kosovë!

nga Bota Press
29 Qershor, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

 

 

Botapress, 29 Qershor-  Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se qeveria amerikane beson se duhet të ketë Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe.

“Nëse e shihni Planin e Ahtisarit, aneksin 2, ka disa indikacione që diçka e tillë mund të ekzistojë, pastaj në negociatat në Bruksel dhe marrëveshjet e Brukselit është zotimi se diçka e tillë të ekzistojë. Por, ne në bashkësinë ndërkombëtare kurrë nuk e kemi specifikuar se çka saktësisht duhet të jetë; cilat duhet të jenë kompetencat e saj sepse këtë gjë duhet ta përcaktojë qeveria e Kosovës, si dhe ta diskutojë në kontekst të dialogut. Por, dëshiroj të jem i qartë për diçka këtu: kam dëgjuar një numër të zyrtarëve kosovarë duke shprehur shqetësimin se mund të keqpërdoret ose të bëhet diçka si Republika Serbe. Dhe ky është shqetësim shumë i vlefshëm”, ka thënë Hovenier në intervistën ekskluzive për Rubikon në Klan Kosova.

“Por, dua të jem i qartë që Shtetet e Bashkuara dhe mendoj edhe të gjithë partnerët tanë pajtohen që asnjë nga ne nuk dëshiron ta shohë diç të tillë. Asnjëri nga ne nuk beson që ky është mekanizëm i përshtatshëm për të arritur objektivat që duam ta shohim Kosovën duke i arritur, që janë shtet shumetnik, demokratik me kushtetutë funksionale dhe sistem qeverisës funksional”.

Hovenier është shprehur se besojnë që mund të ketë mekanizma, përfshirë edhe një asociacion të komunave me shumicë serbe, që nuk e ka atë lloj të autoritetit ekzekutiv, që nuk e prish funksionimin e mirë të qeverisë, por që ua lejon komunave me shumicë serbe dhe udhëheqësve të tyre t’i bashkërendojnë punët me njëri-tjetrin.

“Pra, do të vazhdojmë të mbajmë qëndrimin e SHBA-së se do të shohim kah qeveria që të përkufizojë se me çka mund të punojë, çka mund të pranojë dhe ne do të bëjmë çka të mundemi duke punuar me Miro Lajçakun dhe të tjerët që të përpiqemi të shohim që kjo të jetë – ose që besojmë se është thelbësore që të jetë element i pakos së përgjithshme”.

Tags: HanoverKosovaSHBA

Të ngjashme

Aktuale

Fluksi i pritjeve në pikën kufitare të Merdarës deri në 4 orë

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Aktuale

MPB blen autoblinda, topa uji, limuzina të blinduara dhe armë të gjata për policët kufitar

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Aktuale

MAPL thotë se ka ndarë 10.5 milionë euro për projekte në komuna

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Aktuale

Vërshime në Pejë, pamje

nga Bota Press
14 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Kaq pritet të rritet çmimi i biletës së autobusit në Prishtinë
  • Hoti tregon ‘qasjen që duhet ndjekur’ për zgjidhjen e disa problemeve, përfshirë edhe shaminë në shkolla
  • Keni lënë pushimet për gjysmën e dytë të gushtit? Ja si do të jenë temperaturat
  • Ky shtet lëkundet nga një tërmet i fortë
  • Tragjedia në Himarë, rrëfimi tronditës i dëshmitarit që pa skenën: Ishte një situatë shumë e rëndë, dikush mori vajzën në krah, i hodhi një peshqir dhe…

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.