Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në EURO n’T7 qeverisjen e Albin Kurtit e ka cilësuar kaotike, me shumë shkelje ligjore e kushtetuese dhe korruptive.
Sipas tij, prej vitit 2008, kur vendi ka kushtetutën e tij, nuk ka pasur kurrë më shumë shkelje kushtetuese dhe ligjore.
“Shkeljet kushtetuese kanë qenë në të gjitha fushat, edhe në ekonomi dhe në të gjitha fushat tjera, edhe në drejtësi. Pra, janë miratuar ligje në Kuvend, e që më pas janë shpallur kundërkushtetuese. Mandej ka pasur veprime joligjore dhe jokushtetuese të ministrave, dhe askush nuk e merr përgjegjësinë. Këta, siç duket, as nuk kanë ditur e as nuk kanë dashur që të veprojnë ligjërisht”, ka thënë Hoti.
Në anën tjetër, sipas Hotit, premtimet e Kurtit ishin reforma në të gjitha fushat, duke nisur nga sistemi i drejtësisë, arsimit dhe shëndetësisë, dhe po ashtu duke rritur investimet, ndërsa në realitet nuk ndodhi asnjë; në fakt pati vetëm degradim.
“Resoret kryesore janë mbuluar nga ministra tërësisht jokompetentë. E sheh përvojën e tyre, ngritjen e tyre akademike për fushën përkatëse. Nëse e ke një ministër të financave, pret që ai të ketë përvojën adekuate, të jetë kompetent për fushën e tij. Nëse e sheh një ministre të drejtësisë e cila ka një diplomë adekuate, pret që ajo të ketë njohje në këtë fushë. Pra, janë mbuluar tre-katër resore kryesore me njerëz totalisht jokompetentë”, ka shtuar Hoti.
Ish-kryeministri Hoti ka thënë se edhe në të kaluarën ka pasur shkelje ligjore e kushtetuese, por ministrat, edhe ata që kanë bërë shkelje, janë tërhequr, kanë rishikuar ligjet dhe i kanë përmirësuar ato, dhe nuk i kanë kundërshtuar. Derisa këta, lëre që i kanë kundërshtuar, por edhe i kanë mbrojtur veprimet joligjore, duke filluar nga Albin Kurti e tutje.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e