Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Projektligji për caktimin e çmimeve tavan është antikushtetues dhe nuk definon asgjë, shkruan Gazeta Express.
Hoti ka pyetur ministren Mimoza Kusari-Lila se çfarë është destabilizimi i tregut dhe si do të përcaktohet devijimi i çmimeve në treg për të konstatuar që ka destabilizim.
“Ky ligj është fund e krye antikushtetues. E vetmja situatë kur ky ligj ka kuptim është nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe merren masat për t’i ruajt qytetarët. S’është ligj. Nuk definon asgjë. Çdo kapitull i Ligjit kërkon një rregullore se si duhet të zbatohet Ligji. Kjo pastaj iu jep diskrecion të madh zyrtarëve. Nuk e kam problemin me pavarësinë e bordit. E kam problemin me etikën e njerëzve që zgjidhen nëpër borde. Pyetja ime është për ministren, jam i interesuar sinqerisht, çka është destabilizimi i tregut nëse jo situatë e jashtëzakonshme. Sa duhet me deviju çmimet në treg, që ne të konstatojmë që ka destabilizim të tregut”, ka thënë Hoti.
“Kush ka diskrecion për me i llogarit kostot mbi bazën e të cilave duhet të caktohet çmimi tavan pastaj. Ku ke me i marrë të dhanat për me i llogaritë kostot e mallrave që i ke përcaktu e për të cilat do të caktohen çmimet”, ka shtuar ai.
“Pse s’po përdoren instrumentet ekzistuese. E ke diskrecionin e plotë me e përdore autoritetin e konkurrencës dhe inspektoratin. Çka sjell të re ky ligj përveç përcaktimit të çmimit tavan”, ka thënë Hoti.



Të tjera
Aktuale
Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?
SHBA-të nuk janë të pranishme në
Lajme
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet e 7 qershorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar
Lajme
Valon Isufi e Shpejtim Gashi, dy bashkatdhetarë nisen në këmbë nga Suedia drejt Kosovës
Dy bashkatdhetarë kanë nisur një udhëtim