Ish-kryeministri Avdullah Hoti nuk ndalet duke e goditur Qeverinë Kurti. Si asnjëherë më parë, Hoti është aktiv duke e kritikuar Albin Kurtin dhe qeverinë e tij për çdo vendim të saj qeveritar, shkruan Botapress.
Hoti ka marrë shkas nga vendimi i fundit i Qeverisë Kurti për ti ndarë KOSTT-it edhe 17.5 mil euro për furnizimin me rrymë të komunave në veri të vendit.
“Qeveri se jo mahi” e ka quajtur Avdullah Hoti, qeverinë Kurti:
Qeveria sot ka ndarë 17.5 mil euro për borxhin e KOSTT-it ndaj Rrjetit Evropian për furnizimin e komunave në veri. Vite me radhë shanin për të njëjtën gjë. Për dijeni, këto mjete janë të projekteve kapitale që nuk janë realizuar.
Zgjedhjet në veri i shtynë për prill, vendimin për tabela e shtynë pa afat, të arrestuarin për terrorizëm e liruan.
Tani, para se të nisin festën e vitit të ri, ua paguajnë edhe rrymën atyre që vendosën barrikadat.
Kjo është qeverisje se jo mahi!