Një person është shoqëruar në stacionin policor në Istog, pasi që i njëjti kishte hedhur në lumë mbetjet e qumështit dhe jogurtit.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. Nuk dihet nëse për këtë veprim është gjobitur ky qytetar./Botapress.info/