Dibran Hoxha i njohur ndryshe si ‘Kobra’ është personi që po dyshohet për vrasjen dhe plagosjen e dy shtetasve shqiptar në lokalin e tij ‘Kobra City’ në dalje të Prizrenit. Ai momentalisht është ndaluar nga policia e Kosovës për t’u intervistuar lidhur me rastin në fjalë, mirëpo tashmë ‘Kobra’ veçse është emër i njohur për policinë.
Dibran Hoxha jo rrallë herë ka pasur probleme me ligjin. Ai është dënuar plot 16 herë për disa nga veprat penale si lëndime të rënda e të lehta trupore, armëmbajtje pa leje, kanosje, dëmtim të pasurisë së huaj.
Plas sherri në një lokal në Prizren, një i vdekur dhe një i plagosur nga Kukësi
Sipas një raportimi të ‘Betimi për Drejtësi’ muaj më parë aktgjykimet në fjalë janë shpallur gjatë periudhës kohore 2007 – 2021.
Përderisa, siç thuhej ai ende e ka aktive një lëndë në Gjykatën Themelore në Prizren për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ nga neni 153, par. 2 të Kodit Penal.
Nga këto 16 aktgjykime të lartcekura, Hoxhaj është dënuar me gjobë në 12 aktgjykimet e plotfuqishme, kurse në katër aktgjykimet tjera është dënuar me dënim me kusht.
Ndryshe, policia e Shqipërisë njoftoi sot se në orët e para të mëngjesit ka vdekur 31-vjeçari me inicialet V. C si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ndërsa u plagos edhe 27-vjeçari me inicialet R.Sh.
Detaje për këtë ngjarje tragjike në një prononcim për Insajderin ka dhënë zëdhënësi i drejtorisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka konfirmuar se rreth pesë persona tashmë janë në stacionin policor, mes tyre edhe Dibran Hoxha.
“Jemi në fazën fillestare të hetimeve. Në mesin e personave që janë shoqëruar në polici është edhe pronari i lokalit. Ka dyshime që D.H të jetë personi që ka qëlluar me armë zjarri për momentin është duke u intervistuar, nuk është arrestuar është i ndaluar. Katër-pesë persona tashme janë në stacionin policor. Policia është duke bërë kontrollimin dhe bastisej në disa objekte për rreth dhe në shtëpinë e një personi të dyshuar”, tha Bytyqi.
Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë në bashkëpunim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Botapress.info/