Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore të madhe ndaj Sllovenisë si mysafire, duke siguruar një vend në “play-offin” e Botërorit, për herë të parë në histori.
“Dardanët” fituan 2-0 në “Stozice Stadion”, shkruan “Gazeta Express”.
Të besuarit e Franco Fodës dominuan gjatë tërë ndeshjes, teksa e gjetën golin e epërsisë në minutat e hershme të ndeshjes.
Ishte Fisnik Asllani që shënoi në minutën e shtatë të ndeshjes, pas një kontrolli të bukur të topit dhe një goditjeje precizë në këndin e djathtë të portierit, Jan Oblak.
Pjesa e parë i takoi e tëra Kosovës, e cila pati edhe disa raste të tjera të mira shënimi, por pa sukses.
Në pjesën e dytë, te Sllovenia hyri Petar Stojanovic si zëvendësues, i cili në minutën e 47-të mori kartonin e parë të verdhë të ndeshjes, teksa në minutën e 53-të u ndëshkua me të dytin të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja.
Dhjetë minuta më vonë, Kosova e dyfishoi epërsinë me anë të autogolit të Zan Karnicnik.
Deri në fund, Sllovenia nuk rrezikoi më, ndërsa Kosova i humbi edhe disa raste të mira shënimi, por që rezultati më nuk u ndryshua.
Me këtë fitore, Kosova ka tashmë dhjetë pikë të tubuara pas pesë ndeshjeve, teksa e siguron “play-offin” e Botërorit, për herë të parë në histori.
Vendi i parë, megjithatë i përket Zvicrës, e cila pas fitores ndaj Suedisë ka 13-të pikë.
Ndeshja e fundit e Kosovës në këto kualifikime do të luhet më 18 nëntor në “Fadil Vokrri” ndaj Zvicrës, gjersa përshkak të golaverazhit fantastik të “Helvetikëve”, Kosova ka pak gjasa për të zënë vendin e parë.



Të tjera
Lajme Opinione
Harry Bajraktari: Shqiptarët nuk duhet t’i kundërshtojnë investimet amerikane në trojet shqiptare
Shqiptarët nuk duhet t’i kundërshtojnë
Showbiz
Alba lajmërohet nga Indonezia, shfaqet ‘zjarr’ në këtë veshje provokuese
Alba Vukaj është një ndër femrat
Showbiz
Londrimi publikon këngën “My Baby”, në klip Dolce me skena “hot”
Fituesi i edicionit të katërt të