Diplomati amerikan, Christopher Hill, në një intervistë për Euronews Albania është pyetur edhe për kritikat e tij që i ka bërë në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Hill duke folur për përvojën e tij të madhe në negociata, ka thënë se është shumë e rëndësishme që të dëgjosh personin tjetër që po e jep opinionin e tij.
Ish-ambasadori amerikan në Beograd ka thënë se Kurti duhet të punojë më shumë në vështrimin e qëndrimit të palës tjetër.
“Z. Kurti duhet të bëjë një punë më të mirë në të dëgjuarit dhe të kuptuarit se si ana tjetër i sheh gjërat”, ka thënë Hill.
Sa i përket raportit aktual në mes të SHBA-së dhe Kosovës, Hill ka thënë se është një perceptim që Kosova s’është duke punuar me Amerikën dhe se kur një perceptim i tillë ekziston është shumë e vështirë të ndryshohet.
“Aktualisht Është një perceptim që Kosova s’është duke punuar me ne dhe se është shumë e vështirë për të ndryshuar një perceptim të tillë kur ai ekziston”, ka thënë tutje Hill.
“Mendoj se ka mungesë besimi, ka mungesë të modeleve të bashkëpunimit dhe ka mungesë të të kuptuarit se cili është problemi. Kryeministri Kurti nuk ka menduar se populli serb do të ketë një agjendë komplet të vetën, në mënyrë që të largohen komplet nga Kosova dhe të ndryshojnë kufijtë ndërkombëtar, ose çka ne nënkuptojmë si kufij ndërkombëtar. Mendoj se ka mungesë besimi aty”., ka shtuar tutje diplomati amerikan.
Hill ka thënë se Kosova duhet që të vuaj “pasojat” e të qenit shtet i pavarur dhe se s’duhet që të pres nga shtetet e tjera që t’ia menaxhojnë problemet dhe t’iu kërkojë shteteve të tjera që të vendosin sanksione palëve të tjera.
“Duhet të ketë përpjekje më serioze që Kosova të merret me këtë çështje, s’mund të presin nga shtetet e tjera që të menaxhojnë problemet e tyre./ Ata donin të ishin të pavarur dhe duhet të vuajnë pasojat e të qenit të pavarur dhe pasojë e kësaj është që të mos shkohsh tek vendet e tjera e t’iu thuash që ne duam ta shtoni presionin dhe të vendosni sanksione palëve të tjera”, ka potencuar Hill./



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar