Botapress, 22 Gusht- Nata e fundit e Festës së e Birrës në qytetin e Korçës nuk ka kaluar pa incidente.
Gjatë performancës në skenë të këngëtarit Gregor Bregoviç është hedhur gaz lotsjellës.
Policia ka arrestuar një të ri, i cili dyshohet të jetë autori i ngjarjes.
Për këtë ngjarje janë shoqëruar në komisariatin e qytetit juglindor të paktën tetë persona.
Gazit lotsjellës nuk i kanë shpëtuar as dy ministrat e kabinetit Rama, përkatësisht ministri i Mjedisit Blendi Klosi dhe ai i Brendshëm Niko Peleshi.