Pas rrëzimit të helikopterit me të cilin ai udhëtonte në det, një ministër i Madagascarit dhe një person tjetër kanë notuar për 12 orë për të arritur në bregdet.
Mediat e huaja raportojnë se Serge Gelle dhe një oficer policie arritën në tokë në qytetin bregdetar të Mahambo të martën në mëngjes, pasi u hodhën nga helikopteri.
Përmes pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, 57-vjeçari Gelle shfaqet i shtrirë dhe i rraskapitur në një shezlong, ende me uniformën e tij.
“Koha ime për të vdekur nuk ka ardhur ende”, thotë gjenerali, duke shtuar se është i lodhur.
Ndërkohë helikopteri ku ata po qëndronin po fluturonte për të inspektuar vendin e një anijeje në brigjet verilindore të hënën në mëngjes, ku humbën jetën 39 persona.
Ndërkaq si pajisje lundrimi mësohet se Gelle kishte përdorur një nga sediljet e helikopterit.
Ndërsa po vijojnë kërkimet për dy pasagjerët e tjerë.