utfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe deputet, ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke theksuar se LDK ka deklaruar qartë pozicionin e saj për këtë çështje.
“Në ora 10:00 LDK sërish paraqitet në Kuvend me grupin e saj parlamentar dhe qëndrimin ne e kemi, votën e kemi të deklaruar dhe e kemi atë qëndrim” deklaroi Haziri.
Ai ka theksuar se për LDK-në nuk ka asnjë problem me emrin e kandidatit që propozon Vetëvendosje (VV)
“Për LDK-në nuk është problem emri i përveçëm, sepse VV-së i takon me bërë propozimin, është në vlerësimin e tyre se kë e kandidojnë” shtoi ai
Haziri ka theksuar se ky proces është në dorë të VV dhe partnerëve të saj, duke shtuar se si e zgjedhin këtë bllokadë.
“LDK ka thënë se i takon VV me arritë marrëveshje politike për implementimin e zgjidhjes së kryetarit të Kuvendit. Kjo çështje i takon VV-në dhe partnerëve të saj” potencoi Haziri për FrontOnline.



Të tjera
Aktuale
Dega e Vitisë e pret Abdixhikun një ditë pasi tri tjera ia kërkuan dorëheqjen
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së
Aktuale
Një i mitur gjendet pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë e
Lajme
Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit
Disa lote prodhimi të ujit mineral