Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Kurti u bë kryeministër përmes LDK-së.
“Gjithë ata që për një arsye apo tjetrën e kanë humbur besimin në LDK që e sakatuan elektoratin tonë. Edhe Kurtit mundësinë për mu bë kryeministër ja kanë dhënë përmes LDK-së edhe me ndihmën e LDK-së. Edhe Podujevën e ki me kuadër të LDK-së”, ka thënë ai.
Haziri ka thënë se disa nga këta të larguar edhe janë kthyer, që siç ka thënë ai pret që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe “divizionin i fundit i funksionarëve të LDK-së”, por ai ka thënë se votuesit nuk do të arrijnë t’i kthejnë.
Në vitin 2020, Vjosa Osmani ish- kandidate për kryeministre nga LDK ishte larguar nga partia me disa anëtarë tjerë.
Ajo kishte formuar lëvizjen “Guxo” që bëri koalicion me LVV-në, ku fituar 50% të votave në shkurtin e vitin 2020. /Teve1



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e