Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministri Albin Kurti për sjelljen e tij në procesin e dialogut me Serbinë.
Ai ka bërë me dije se prej marrjes se postit të kryeministrit i pari i qeverisë ka përvetësuar një shprehi te keqe.
Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Haziri ka vlerësuar se kryeministër çdo hap para e përcjell me dy hapa mbrapa.
“Kryeministri i Kosovës e ka bërë shprehi prej që është bërë kryeministër çdo hap para e përcjell me dy hapa mbrapa. Vendimet më të mëdha i ka pasur karshi dialogut dhe rreth tij, një hap para e ka përcjell me dy mbrapa”, ka thënë Haziri.
Haziri, i cili më herët ka qenë i kyçur në procesin e bisedimeve me Serbinë, ka deklaruar se Kurti nuk e ka mbajtur asnjë kusht në lidhje me këtë proces.
“Asnjëra palë, asnjëherë, sado që kanë vendosur formate të kushteve, në momentin që është lexu dhe është parë si kusht, ka ra. Së paku konsistencë kemi, parimi i dialogut dhe agjenda që është përcaktu ka eleminuar kushtëzimin e palëve”, ka thënë Haziri.