• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Haziri i drejtohet Qeverisë: Nëse ju besoni në mbyllje e karantinë, jeni rrast gabim

nga Bota Press
27 Gusht, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Botapress 27 Gusht – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh edhe nënkryetar i LDK’së, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mënyrën e menaxhimit të pandemisë, derisa ka dalur kategorikisht kundër një mbylljeje tjetër.

Haziri, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se nuk është koha masave muskulore, por vaksinimit masiv.

“Nuk është kohë e masave muskulore të kësaj Qeverie, por plani për vaksinim dhe imunizim kolektiv. Ne duam jetë dinamike e zhvillimore për të gjithë dhe imunizimi e garanton këtë. Nëse ju besoni në mbyllje e karantinë, atëherë jeni gabim. Rrast gabim!”, ka shkruar ai.

Reagimi i tij vjen pas lajmërimit nga Ministria e Shëndetësisë për masa të reja të parandalimit të transmetimit të koronavirusit.

Rikthimi i orës policore, reduktimi i kapaciteteve të punës së gastronomisë, shtyrja e vitit të ri shkollor dhe shtimi i punëtorëve shëndetësore dhe inspektorëve, janë disa nga masat që pritet të zyrtarizohen. Që dy ditë rresh, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia po zhvillon takime me përfaqësues të veprimtarive të ndryshme për këto masa.

Nga MSH-ja, konfirmuan për Express se situata me Covid është e rënduar dhe se gjatë kësaj fundjave pritet të vendosen masat e diskutuara.

“Çdo herë para ndërmarrjes së masave apo rishikimit të tyre, Ministria konsultohet me palët e interesit dhe përfaqësuesit e veprimtarive të ndryshme të cilat mund të afektohen nga masat që ndërmirren. Situata sa i përket COVID-19 është shumë e rënduar dhe detyrimisht pritet të ketë masa të reja, me gjasë gjatë kësaj fundjave”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Express.

Sot, ministri i Shëndetësisë në vend, Arben Vitia, zhvilloi takim me Asociacionin e Komunave të Kosovës, e ku u vendos për disa masa që pritet të kalojnë për votim në Qeverinë e Kosovës.

Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi tha për Express, se është propozuar që nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të vendoset ora policore e që gastronomia të punoj deri në orën 21:30.

“Mësimi po shtyhet deri më 13 shtator. Gastronomia do të punojë deri në orën 21.30. Ndërsa do të vendoset edhe ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00. 1 mijë e 16 punëtorë shëndetësorë dhe inspektorë do të shtohen. Kërkesa e komunave rreth furnizimit me barna do te plotësohet, pra 92 për qind e kërkesave par furnizim do të plotësohen. Ne si Asociacion kërkuam shtimin e inspektorëve komunal që masat të zbatohen si dhe hapjen e qendrave të reja të vaksinimit, ministri tha se kjo varet prej numrit të vaksinave. Kërkesa jonë ishte edhe që të bëhet decentralizimi i rekrutimit të personelit shëndetësorë”, ka shtuar ai.

Tags: Lutfi HaziriQeveria

Të ngjashme

Aktuale

E thotë edhe Escobar: Nesër presim marrëveshje që ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës

nga Bota Press
17 Gusht, 2022
Aktuale

Lajçak pas takimit veç e veç me Kurtin e Vuqiqin: Nesër pres një marrëveshje!

nga Bota Press
17 Gusht, 2022
Aktuale

Stoltenberg e përserit edhe me Kurtin gatishmërinë e NATO-s për intervenim

nga Bota Press
17 Gusht, 2022
Aktuale

Ushtarë të KFOR-it pozicionohen në drejtim të pikave kufitare Jarinë dhe Bërnjak

nga Bota Press
17 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • E thotë edhe Escobar: Nesër presim marrëveshje që ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës
  • Lajçak pas takimit veç e veç me Kurtin e Vuqiqin: Nesër pres një marrëveshje!
  • Blerim Latifi e quan “faqezi anadollak” Kim Mehmetin!
  • Shqiptarja më e famshme në Itali, pa bërë asgjë fare
  • Modelja e njohur “tërbon” shqiptarët, lidhet me futbollistin serb?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.