Albulena Haxhiu, u.d e presidentes, ka folur për formimin e institucioneve, ku ka thënë se së pari duhet të konstituohen kuvendi e të formohet qeveria, pastaj të zgjidhet presidenti.
“Le ta konstituojmë Kuvendin, le ta zgjedhim Qeverinë dhe menjëherë pra, pas konstituimit të Kuvendit, kryetari i ri i Kuvendit ose kryetarja kushdo që të jetë ai apo ajo do të ketë të drejtën kushtetuese ta mandatojë kandidatin për kryeministër të vendit’’, ka thënë ajo, përcjell Gazeta Express.
Haxhiu, për media, tha se, ajo uron që të ketë ‘’konsensus’’ mes subjekteve.
“Le të presim njëherë që të ndodhë certifikimi i rezultateve dhe pastaj pas certifikimit të rezultateve natyrisht që do të ketë takime me partitë politike dhe urojmë që ta gjejmë një konsensus në mënyrë që ta votojë Kuvendi i Republikës së Kosovës me mandat pesë vjeçar dhe të vazhdojnë punët dhe përgjegjësitë që i kemi para qytetarëve”, ka deklaruar ajo.
Po ashtu, Haxhiu ka mohuar se do të jetë kandidate për kryetare të shtetit.
“Jo nuk do të jem kandidate për presidente”, ka deklaruar ajo.



Të tjera
Aktuale
Haxhiu thotë se njëherë zgjedhen Kuvendi e Qeveria pastaj presidenti
Albulena Haxhiu, u.d e presidentes, ka
Lajme
Rrahje masive për një pronë, arrestohen 15 persona në Lipjan
Një rrahje masive ka ndodhur dje
Aktuale
Shpallja e rezultateve – Elezi: KQZ në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave
Zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,