Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Pejë, janë arrestuar dy persona të dyshuar pёr veprën penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit tё paligjshёm’.
Në komunikatë shtohet edhe se, lidhur me rastin janë kryer bastisje në një lokal, ku janë sekuestruar shtatë telefona mobilë, një DVR, dhe një llaptop.
Komunikata:
Arrestohen dy (2) persona tё dyshuar pёr veprën penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit tё paligjshёm’
Pejë, 25 qershor 2026
Pas pranimit dhe trajtimit të informacioneve relevante se në një lokal në rrugën “Mehmet Akif Peja” në qytetin e Pejës, disa persona po zhvillonin veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit, Sektori Rajonal për Hetime, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, me asistimin e zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Pejë, më 24.06.2026, me autorizim përkatës ligjor, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për zbatimin e ligjit dhe ka realizuar kontroll/bastisje në këtë lokal.
Gjatë kontrollit, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:
– shtatë (7) telefona mobilë;
– një (1) DVR;
– një (1) kompjuter portativ (llaptop).
Personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast janë arrestuar dhe janë intervistuar nga hetuesit kompetentë. Pas përfundimit të procedurave fillestare hetimore, me vendim të organit kompetent, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të veprimtarive të kundërligjshme dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë, duke raportuar çdo rast të dyshuar tek organet kompetente.



Të tjera
Aktuale
Haxhiu thotë se njëherë zgjedhen Kuvendi e Qeveria pastaj presidenti
Albulena Haxhiu, u.d e presidentes, ka
Lajme
Rrahje masive për një pronë, arrestohen 15 persona në Lipjan
Një rrahje masive ka ndodhur dje
Aktuale
Shpallja e rezultateve – Elezi: KQZ në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave
Zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,