Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se mos shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit, është dështimi i radhës i Qeverisë.
Haxhiu përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, tani e 15 vite prindërit nuk e kishin këtë obligim të blerjes së librave pasi këtë barrë ua pat heqë Hashim Thaçi duke ua siguruar librat falas përmes MASHT-it.
“Këta analfabetë funksional duhet të shkojnë në shtëpi, nuk janë të aftë të qeverisin, edhe në libra shkollorë po tentojnë të vjedhin edhe ne ABETARE!”, shkroi tutje Haxhiu.