Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se beson në pafajësinë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por për shkak të pozicionit që mbanë si ministre e Drejtësisë nuk mund të ndërhyjë në aktakuzat ndaj tyre .
“Unë besoj se ata janë të pafajshëm dhe se aktakuzat ndaj tyre nuk qëndrojnë” ka deklaruar, Haxhiu.
E ftuar në emisionin Debat Plus, ministrja Haxhiu është përgjigjur nga panelisti, Dibran Istrefi, i cili ka ngritur dilemën se aktakuzat e ish-krerëve të UÇk-së nuk kanë të bëjnë asgjë me raportin e ‘Dick Marty-t’.
“A nuk do të duhet të argumentohet se, ajo çfarë thuhet në aktakuzat e ish- krerëve të UÇk-së, sespe nuk ka asgjë të bëjë me raportin e Dick Marty-t, tjetër gjë është raporti, tjetër gjë janë aktakuzat”, ka thënë Istrefi.
Ndërsa, ministrja Haxhiu, duke e konsideruar vetën si kundërshtarja më e madhe e krijimit të Gjykatës Speciale, ka thënë se partia e saj e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës se Kosovës, por në këtë Gjykatë, Lëvizja Vetëvendosje e kishte humbur rastin.
Haxhiu, ka thënë se nuk duhet të akuzohet Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë, por ata që e kanë votuar këtë Gjykatë.
“Në atë kohë as argumentet politike dhe ato juridike nuk kryenin punë se ishin të interesuar që të e shtynin para këtë projekt”, ka shtuar Haxhiu.
Istrefi, gjithashtu iu është drejtuar ministres Haxhiu, se ishte ndjerë keq pasi kishte kuptuar aplikimin në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian (KE), nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe këtë ai do të donte të e kuptonte nga vetë ministrja Haxhiu.
“Si qytetarë, më vjen mirë që kemi aplikuar por, më ka lënë shije të keqe, se unë e kam marrë vesh nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe nuk e kam marrë vesh nga ministrja Gërvalla, jo që ka ndonjë rol, por unë si qytetarë do të doja të e kuptojë nga institucionet tona” ka thënë Istrefi.