Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se prej fillimit të punës së legjislaturës së tetë dhe deri më sot në Kuvendin e Kosovës nuk është duke punuar sistemi elektronik i votimit të deputetëve.
Sipas tij, në Parlament votohet vetëm me ngritje dore. “A është rastësi që me pushtetin e ri, sistemi elektronik i votimit nuk ka funksionuar asnjë ditë?”, pyeti deputeti opozitar.
Po ashtu, Haxhiu tha se pushteti gojën plotë digjitalizim, por një vit nuk ka qenë në gjendje ta përdorë sistemin elektronik të votimit.
“Pse?”, pyeti prapë Haxhiu.
Postimi i plotë: