Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, i njohur edhe si komandant Topi, është nisur për në Hagë.
Këtë për Express e ka konfirmuar avokati i tij Xhevdet Smakiqi, i cili bëri të ditur se për çka dyshohet ai.
Vuçiq: Kam frikë se situata rreth Kosovës do të vendoset në mënyrë më të ashpër
“Haxhi Shala është nisur në mëngjes për në Hagë. Ai dyshohet për pengim në drejtësi, ndikim te dëshmitarët”, tha ai.
Ai u arrestua dje pasi Specialja kreu bastisje në pronat e tij dhe atë e dërgoi në zyret e EULEX’it në Fushë Kosovë.